Projekti fitues eTwinning 2015
Në 30 tetor 2015, në Hotel Rogner u zhvillua një aktivitet, ku u prezantuan disa prej projekteve më të mira të realizuara gjatë vitit shkollor 2014-2015 në rrjetin eTwinning në Shqipëri. Mësues nga gjithë vendi ishin bërë pjesë e këtij rrjeti dhe kishin krijuar projektet e tyre me binjakëzime midis shkollave të ndryshme të vendit.
Nga 84 projektet më cilësore në të gjithë Shqipërinë, si projektet më të mira të vitit, u përzgjodhën 8 projekte, të cilët konkuruan për çmimet e mëdha.
Në një ceremoni të organizuar nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit, në bashkëpunim me DAR Tiranë, dhe me pjesëmarrjen e Ministres së Arsimit Znj.Lindita Nikolla, u shpall fituese e çmimit të parë: shkolla 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” Tiranë, mësuese Dhurata Myrtollari, e lëndës Gjuhë –Letërsi, me projektin “Riciklimi“ binjakëzim me shkollën jopublike “Internacional” Vlorë.
Mësuese Dhurata Myrtollari ishte fituese e konkursit të organizuar nga MAS për aktivitetin më të bukur të organizuar në shkollën e saj me rastin e 10- vjetorit të krijimit të rrjetit eTwinning në Europë, në Maj 2015.
Gjithashtu, Dhurata Myrtollari është vlerësuar me Etiketë të Cilësisë Europiane në projektin ”Vision of the future”, projekt ndërkombëtar me shkolla të ndryshme të Europës. Me këtë projekt, për herë të parë Shqipëria merr pjesë në Konkurimin Europian të Çmimeve eTwinning 2016.

Në datë 17 Shkurt 2015 ora 18:00në Katedralen e Kishës Ortodokse në Tiranë nxënës, mësues, prindër, drejtues të shkollave të mesme të qytetit Tiranë, morën pjesë në shfaqjen “Mbrëmja e Muzikës dhe Poezisë Afrikano-Amerikane”. Ky aktivitet, në kuadër të “Muajit të Historisë Afrikano-Amerikane”, është një tjetër bashkëpunim i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Shqipëri me Drejtorinë Arsimore të Qytetit Tiranë ku performuan nxënës të shkollave të mesme si “Sami Frasheri”, “IsmailQemali”, “Arben Broci”, “Petro Nini Luarasi” dhe “Asim Vokshi”.
Nxënësit treguan sipas një linje historike të gjitha sfidat dhe betejat e komunitetit Afro-Amerikan, nëpërmjet personazhit të Rosa Parks, Marshimit në Ëashington, poezive të Maya Angelou, Paul Laërence Dunbar, Langston Hughes, etj. Ndërsa nxënësit e Shkollës së mesme “Jordan Misja” performuan pjesë xhazi dhe bluzi për të vlerësuar dhe festuar kështu kulturën Afrikano-Amerikane.
Nderuan shfaqjen me pjesmarrjen e tyre Ministrja e Arsimit dhe Sportit, znj. Lindita Nikolla, Ministrja e Kulturës, znj. Mirela Kumbaro, Zv/Ministrja e arsimit, znj. Nora Malaj, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, z. Donald Lu.

















"MIQ TË MIRË, LIBRA TË MIRË, KJO ËSHTË JETA IDEALE" MARK TËAIN
Në dt.16 Shkurt 2015 organizatorët e Model UN ALBANIA për Tiranën bënë dhurimin e 400 librave pranë shkollës “Andon Zako Çajupi”, pjesëmarrëse për herë të dytë në këtë projekt. Në një ceremoni modeste, nxënësit ekspozuan librat per mesuesit, nxenesit e shkolles dhe komunitetin. Librat ju dorëzuan drejtorisë së shkollës për të pasuruar biblotekën e saj.




Si pjesë e integrimit në programin Europian Erasmus+, për Edukimin, Trajnimin, Rininë dhe Sportet, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka përfituar një grant, duke u bërë në këtë mënyrë aktualisht partnere e e-Twinning – Komuniteti online i shkollave në mbarë Europën.
eTwinning promovon bashkëpunimin e shkollave në Evropë nëpërmjet përdorimit të Teknologjive të Informacionit dhe Komunikimit duke ofruar mbështetje, mjete dhe shërbime për shkollat.
Portali eTwinning (www.etwinning.net) përfaqëson një platforme unike të bashkëveprimit të mësuesve në projekte nxitëse dhe inovatore. Portali nxit nxënësit, mësuesit dhe drejtuesit e shkollave, të krijojnë projekte, të shkëmbejnë ide dhe të perhapin praktikat më të mira ndërmjet tyre, duke ndjerë të jenë pjesë e komunitetit me nxitës në Europë.
I krijuar në vitin 2005 si veprimi kryesor i Programit të Mësimit Elektronik të Komisionit Evropian, eTwinning numëron sot në gjithë kontinentin Evropian 269,593 mësues dhe 128,352 shkolla që zhvillojnë projekte bashkëpunuese dhe ndajnë ide.
MAS fton mësuesit te anëtarësohen në komunitetin online e-Twinning dhe të jenë pjesë aktive e këtij progami.

